Ka ardhur për fansat e Filloreta Raçit kënga e titulluar “Vëmendje” që është kompletuar me video muzikore.

Një këngë me interpretim të mrekullueshëm që është shkruar vet nga artistja e njohur thjesht si Fifi.

Fatjon Miftari është producent i projektit dhe një herësh e ka bërë edhe miksimin.

Për masterizimin është kujdesur Johan Bejerholm, ndërsa kënga duket të jetë e bazuar në përjetimet e vet këngëtares.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videoklipin, me skenografi nga Burim Arifi. /Telegrafi/